Moratorium për ndërtimet në komunën Qendër

Maqedonia

Moratorium për ndërtimet në komunën Qendër

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:05
Qenda e Shkupit

Bordi drejtues i Odës Ndërtimore në Lidhjen e Odave Ekonomike nuk do ta tërheqë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së moratoriumit për ndërtime në Komunën Qendër. Bordi drejtues i kësaj shoqate biznesi njëzëri ka vendosur se mbeten në qëndrimin e tyre se moratoriumi nuk është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.

Çdo plan i detajuar urbanistik mund të ndryshohet, vetëm me miratimin e PDU-së së re dhe këtë askush nuk mund ta kontestojë, ligji këtë e lejon. Çdo ligj zëvendësohet me ligj të ri, çdo PDU zëvendësohet me PDU të ri. Korniza e nevojshme për miratimin e PDU-së së re është proces që duhet të definohet qartë- deklaroi Ivica Jaqimovski, LOE.

Një ditë më parë Kushtetuesja vendosi përkohësisht ta heqë moratoriumin për ndërtim në Qendër të cilin e vendosën autoritet komunale në vitin 2017, deri në miratimin e vendimit përfundimtarë për kushtetutshmërinë e tij. Kompanitë ndërtimore nuk heqin dorë nga ideja e tyre që në Qendër të Shkupit edhe më tej të ndërtohet. Ata thonë se gjithkund në botë qendrat e qyteteve janë atraktive për ndërtim. Ndërsa për sipërfaqen e gjelbër prej 30%  kur ndërtohet ndonjë objekt, të caktuar me ligj, kompanitë ndërtimore thonë se do t’i ndjekin rrjedhat botërore dhe në të ardhmen më shumë do i gjelbërojnë kulmet e objekteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat