Shilegov: Shkupjanët konsumojnë ujë të sigurt dhe cilësor

Maqedonia

Shilegov: Shkupjanët konsumojnë ujë të sigurt dhe cilësor

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:27
Petre Shilegov

“Banorët e Shkupit pinë ujë të pastër dhe të shëndetshëm dhe nuk duhet të shqetësohen nëse ka ujë të mjaftueshëm”.

Këtë sot e theksoi kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, me rastin e shënimit të 22 Marsit – Ditës botërore të ujit.

Shilegov tha se uji që e konsumojnë shkupjanët është i sigurt dhe është e pamundur të jetë i ndotur. Sipas tij, uji i Shkupit është një nga tre më të mirët në Evropë.

“Uji që e pimë është i vjetër 30 vjet. Aq është e nevojshme që uji nga Malet e Sharrit, që vjen përmes Pollogut deri në Rashçe, të filtrohet. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen. Bashkia e Shkupit garanton që uji që e pimë është i shëndetshëm dhe nuk duhet t’ju besohet individëve që dëshirojnë të shkaktojnë frikë tek qytetarët”, tha Shilegov.

I pyetur për sistemin ujësjellësin në Komunën e Sarajit, Shilegov tha se në momentin kur komuna do të nis projektin ndërtimor, Bashkia do të jetë e gatshme ta vendos sistemin e ujësjellësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat