Sot sërish takim mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për të arritur marrëveshje për PSP-në

Maqedonia

Sot sërish takim mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për të arritur marrëveshje për PSP-në

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:36
Prokuroria Speciale

Pa paralajmërime për ndryshime të qëndrimeve, grupet e punës së LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së sot sërish do të takohen, për të diskutuar dhe përafruar qëndrimet për statusin e ardhshëm të Prokurorisë Speciale.

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, tek Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar tre parime në të cilat do të insistojë të zbatohen në propozim-ligjin për Prokurorinë Publike, gjegjësisht zbatimin e plotë të standardeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me prokurorinë dhe prokurorët, mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, neutralitetin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit.

Ndërsa nga Ministria e Drejtësisë thonë se “deri tani VMRO-DPMNE-ja ka treguar se amnistia e personave që kanë kryer krime të rënda nga radhët e partisë, është prioritet për ta, përkundër integrimit të vendit”.

Takimi i parë mes grupeve të punës së LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së u mbajt të hënën, takim në të cilin nuk u arrit marrëveshje. Në këto takime ku diskutohet për Ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin do të rregullohet edhe statusi i Prokurorisë Speciale, partitë shqiptare nuk marrin pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat