Përfundoi takimi i grupeve të punës, dështojnë negociatat për PSP-në?

Maqedonia

Përfundoi takimi i grupeve të punës, dështojnë negociatat për PSP-në?

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:49
Prokuroria speciale publike

Përfundoi takimi i grupeve të punës për PSP-në. Palët u ndanë të pakënaqura sepse nuk arritën marrëveshje. Ministra e drejtësisë, Renata Deskoska deklaroi se kërkesat e opozitës nuk janë konkrete në formë të amendamenteve dhe që sjellja e tyre është dekonstruktive.

Si duket amnistia e bashkë partiakeve të tyre është më e rëndësishme se e ardhmja e vendit. Ata duhet sot te kishin dorëzuar amendamente konkrete. Ne vend te tyre kemi marre materiale me dokumente ndërkombëtare. Te gjithë dokumentet ku bazohet VMRO-DPMNE-ja janë përfshire. Qartë shihet se VMRO-DPMNEja nuk ka dëshirë të marrë pjese në përpilimin e këtij teksti. Në atë moment kur VMRO-DPMNEja të ketë amendamente konkrete për përmirësimin e këtij teksti, menjëherë ditën tjetër do të caktoj takim për këtë gjë. Kjo është një sjellje tjetër destruktive e tyre. Nuk kemi caktuar afate. Ligji është në procedurë parlamentare dhe ne do të vazhdojmë me përpjekjet dhe bisedimet me grupet tjera parlamentare për të siguruar 2/3 e votave”- tha Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat