Blerim Reka garon me numrin 1 në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

Blerim Reka garon me numrin 1 në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore

Më: 22 mars 2019 Në ora: 17:16
Blerim Reka

Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) sot u tërhoq shorti për numrin rendor të kandidatëve në fletën e votimin në zgjedhjet presidenciale.

Më 21 prill, në fletën e votimit kandidatët do të renditen siç vijon më poshtë:

Kryetari i KSHZ-s, Oliver Derkoski apeloi që kandidatët t’u shmangen paraqitjeve publike dhe deklaratave deri më 1 prill, kur edhe zyrtarisht do të fillojë fushata zgjedhore, për të përfunduar më 19 prill.

Pas kësaj do të pasojë heshtje zgjedhore prej 48 orësh. Rrethi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale do të jetë më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.

Rreth të dytë do të kemi nëse asnjë kandidat për president nuk e fiton shumicën e nevojshme të votave.

Shefet e shtabeve zgjedhore premtuan fushatë zgjedhore të veçantë: të qetë, evropiane dhe demokratike.

Bashkë me zgjedhjet presidenciale, zgjedhje lokale do të mbahen edhe në tri komuna: Dibër, Ohër dhe Novoselë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat