I refuzohet ankesa, Jakimovski mbetet në arrest shtëpiak

Maqedonia

I refuzohet ankesa, Jakimovski mbetet në arrest shtëpiak

Më: 22 mars 2019 Në ora: 20:14
Stevçe Jakimovski

Ish-kryetari i Komunës së Karposhit Stevçe Jakimovski mbetet në arrest shtëpiak dhe i ndalohet komunikimi me persona të përfshirë në ngjarjen penale-juridike.

Nga Gjykata Penale thonë se kanë refuzuar ankesën e Jakimovskit, i cili e dorëzoi pasi iu shqiptua masa për herë të parë.

“Duke vepruar sipas ankesës së mbrojtjes dhe të të akuzuarit, Gjykata Penale e Repartit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion për S.J. e refuzoi ankesën, e konfirmoi masën arrest shtëpiak dhe në mënyrë shtesë e përcaktoi masën dhe ndalimin e komunikimit me persona të përfshirë në ngjarjen penale-juridike dhe ndalesën për përdorim të mjeteve për komunikim pa leje të gjykatës”, kumtuan nga Gjykata Penale për MIA-n.

Për personave V.C dhe T.Gj, Gjykata Penale i ka konfirmuar vendimet në tërësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat