Taravari: S’bëjmë pazare politike, nuk do ta përkrahim Siljanovskën

Maqedonia

Taravari: S’bëjmë pazare politike, nuk do ta përkrahim Siljanovskën

Më: 22 mars 2019 Në ora: 23:37
Taravari

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, ka mohuar zërat se ASH në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të mbështesë kandidaten e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska.

Taravari në emisionin “360 Shkallë” në Alsat, theksoi se partia e tij nuk mund ta përkrah një kandidate të cilës nuk i duhen votat e shqiptarëve.

Ai siguroi se ASH-ja asnjëherë nuk ka bërë pazare politike dhe as që do të bëj në të ardhmen.

Disa mediume gjatë kohës së fundit raportuan se ASh do të mbështesë Siljanovskan në raundin e dytë, nëse dhe OBRM-PDUKM-ja do të përkrah kandidatin e tyre në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Dibër. Ndryshe, ASH në zgjedhjet presidenciale përkrahin kandidatin Blerim Reka, i cili gjithashtu mbështetet edhe nga Lëvizja Besa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat