Maska e kartëmonedhës 500 denarëshe ekspozohet në Muzeun arkeologjik në Shkup

Maqedonia

Maska e kartëmonedhës 500 denarëshe ekspozohet në Muzeun arkeologjik në Shkup

Më: 23 mars 2019 Në ora: 11:14
Kartëmonedha

Maska e arit që çdoherë e shohim te kartëmonedha 500 denarëshe tashmë është ekspozuar në Muzeun arkeologjik, duke shënuar kështu 100 vjetorin e zbulimit të nekropolit në Trebenishtë, afër Ohrit.

Qytetarët e vendit mund ta shohin pasi që maska është sjell nga Muzeu popullor i Beogradit, për t’u ekspozuar në Shkup, që më pastaj të rikthehet në fund të gushtit.

Maska është zbuluar në vitin 1932 dhe besohet se u takon njerëzve të shtresës së lartë të periudhës së Shekullit VI dhe V para erës së re të rajonit të liqenit të Ohrit.

Nekropoli u gjet më 20 maj të vitit 1918 gjatë punimeve të atëhershme në rrugën Ohër-Kërçovë, sipas të gjitha gjasave rrugë e shfrytëzuar për aspekte ushtarake.

Maska do të ekspozohet edhe në Sofje të Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat