Shtatë raste të reja me fruth në Maqedoni

Maqedonia

Shtatë raste të reja me fruth në Maqedoni

Më: 23 mars 2019 Në ora: 16:08
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme janë pranuar në spital edhe 13 raste të fruthit, shtatë nga të cilët janë ndaluar për mjekim të mëtutjeshëm në spital.

Nga gjithsej 34 të hospitalizuar, 16 fëmijë dhe 18 të rritur, dy fëmijë dhe dy të rritur janë në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, nga shtatë të rinj të prekur, dy janë fëmijë të moshës gjashtëmujore nga Kumanova dhe një tjetër njëvjeçarë nga Saraji të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar. Katër tjerët janë të rritur nga Saraji (i pavaksinuar), Karposhi, Studeniçani dhe Paniçari. Për tre të fundit nuk ka të dhëna për vaksinim.

Nga Klinika universitare për sëmundje infektive thonë se janë kontrolluar edhe gjashtë pacientë, një katërmuajsh nga Tetova, i pavaksinuar, një trevjeçarë nga Saraji dhe njëvjeçarë nga Zelenikova, që të dy të vaksinuar, si edhe dy të rritur nga Shkupi, të vaksinuar, përfshi një të rritur nga Gostivari, i pavaksinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat