Spasovski: Trafikimi i migrantëve është ulur trefish

Maqedonia

Spasovski: Trafikimi i migrantëve është ulur trefish

Më: 23 mars 2019 Në ora: 17:10
Oliver Spasovski

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Oliver Spasovski ka deklaruar sot se në vitin e kaluar është ulur për trefish trafikimi i migrantëve.

Sipas tij, MPB dhe Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut kanë themeluar një njësi të posaçme kombëtare për parandalimin e trafikimit të migrantëve dhe tregtisë me njerëz që punon në parandalimin e migrimit ilegal dhe se tashmë ka rezultate konkrete.

Ai shtoi se njësia ka arritur të shkatërrojë grupe kriminale që janë marrë me këtë trafikim.

Gjatë vizitës së tij dhe të zv. kryeministrit Bujar Osmani në Bogorodicë, Spasovski theksoi se numri i personave që e kanë kaluar vendin tonë në mënyrë tranzite ka tejkaluar një milionë, që sipas tij, e tregon seriozitetin e sfidës me të cilën përballemi.

Spasovski bëri të ditur se pritet një marrëveshje e re me FRONTEX.

Nga ana tjetër, zv. kryeministri Bujar Osmani theksoi se si shtet do të vazhdojmë që të jemi serioz dhe partner të sinqertë të BE-së. Ai shtoi se pret që angazhimi i vendit të përfundojë me marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat