Në Maqedoninë e Veriut do të organizohen ligjërata për edukim financiar

Maqedonia

Në Maqedoninë e Veriut do të organizohen ligjërata për edukim financiar

Më: 23 mars 2019 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Ministria e Financave ka paralajmëruar intensifikim të fushatës për edukim financiar në periudhën që vjen.

Sipas ministrit të Financave, Dragan Tevdovski, arsimi financiar dhe njohja e kushteve financiare dhe prodhimeve paraqet parakusht për marrjen e vendimeve të duhura financiare dhe investuese.

Shkollat dhe fakultetet mund të caktojnë ligjërata duke komunikuar me Ministrinë në fjalë.

Në kudaër të Javës globale të parave, Ministria e Financave ka organizuar një sërë vizitash dhe ligjëratash në shkolla fillore dhe të mesme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat