LSDM: Mbrojtja e krimit është e rëndësishme për OBRM-PDUKM-në

Maqedonia

LSDM: Mbrojtja e krimit është e rëndësishme për OBRM-PDUKM-në

Më: 23 mars 2019 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Partia në pushtet, LSDM i është kundërpërgjigjur OBRM-PDUKM-së opozitare për kritikat dhe akuzat adresuar LSDM-së dhe Qeverisë së tanishme.

Sipas tyre, OBRM-PDUKM-ja ishte dhe mbeti në mbrojtje të krimit, kundër drejtësisë dhe përparimit të shtetit.

Kjo parti konsideron se OBRM-ja tregoi se mbrojtja e veprave serioze penale është më e rëndësishme për këtë parti politike.

LSDM-ja pret nga OBRM-ja opozitare që të mbështet reformat në drejtësi rreth Prokurorisë Publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat