Në Shkup mbahen aktivitete për Ditën botërore të personave me sindromin Down

Maqedonia

Në Shkup mbahen aktivitete për Ditën botërore të personave me sindromin Down

Më: 24 mars 2019 Në ora: 10:01
“Run for Down”

Me rastin e Ditës botërore të personave me sindromin Down, në ora 11:00 të ditës së sotme do të ketë një aktivitet në Parkun e qytetit në Shkup.

Është paraparë të organizohet një garë humanitare për fëmijët me sindromin Down – “Run for Down”.

Aktiviteti organizohet nga klubi “Eskrim”, që e bën këtë organizim për të katërtin vit radhazi.

Bëhet e ditur se mjetet që do të fitohen nga kuotizimi do të dhurohen në Qendrën ditore për fëmijët me sindromin Down.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat