Dita Botërore e Tuberkulozit, aktivitete nga Ministria e Shëndetësisë - Bota Sot
Dita Botërore e Tuberkulozit, aktivitete nga Ministria e Shëndetësisë

Maqedonia

Dita Botërore e Tuberkulozit, aktivitete nga Ministria e Shëndetësisë

Më: 24 mars 2019 Në ora: 10:20
Dita Botërore e Tuberkulozit

Nën moton “Është koha për aksion….për t’i dhënë fund tuberkulozit” ISHP Instituti i Sëmundjeve të Mushkërive dhe Mekanizmi koordinues kombëtar  me mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë do ta shënojnë 24 Marsin, Dita Botërore e Tuberkulozit, ditë kushtuar luftës kundër tuberkulozit.

Në suaza të shënimit të ditës, nesër do të mbahet tryezë e rrumbullakët ku fjalime do të mbajnë dhe do të diskutojnë ekspertë për tuberkulozin dhe përfaqësues të sektorit civil të cilët drejtpërdrejt punojnë me këtë problematikë dhe japin kontributin e tyre në parandalimin dhe eliminimin e tuberkulozit.

Mjekë nga Instituti për Sëmundje të Mushkërive dhe Tuberkulozit do të flasin për “Tuberkulozin në Maqedoni, gjendja dhe sfidat”, “Qëndrueshmëri të programit parandalues për tuberkulozin 2019”, si dhe për tuberkulozin në novel global.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...