Komiteti dypalësh për histori, arkeologji dhe çështje arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Maqedonia

Komiteti dypalësh për histori, arkeologji dhe çështje arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Më: 24 mars 2019 Në ora: 12:50
Foto Ilustrim

Delegacionet e Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë kërkojnë që gjeneratat e reja të të dy vendeve dhe në rajon të edukohen në shpirtin e vlerave evropiane të solidaritetit, besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) njoftojnë se dy delegacionet e Komitetit të përbashkët të ekspetëve për histori, arkeologji dhe çështje arsimore debatuan dhe miratuan një plan pune për arritjen e zgjidhjeve të përbashkëta të pranueshme, bazuar në parimet dhe qëllimet e UNESCO-së dhe Këshillit të Evropës për këto çështje.

Delegacionet vendosën që takimi i radhës i Komitetit të përbashkët të mbahet në Athinë më 12 dhe 13 prill, ku pritet që çështjet të ecin përpara, me qëllim të formulimit të udhëzimeve për miratimin në të ardhmen nga Këshilli për bashkëpunim në nivel të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat