Ivanovska: Do të ndjekim se a bën administrata publike fushatë zgjedhore

Maqedonia

Ivanovska: Do të ndjekim se a bën administrata publike fushatë zgjedhore

Më: 24 mars 2019 Në ora: 12:56
Biljana Ivanovska

Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska në një intervistë për Radio Evropën e Lirë theksoi se do të bëhen kontrolle se a marrin pjesë të punësurit e administratës publike në fushatë zgjedhore gjatë orarit të punës.

“Duke e ditur se keqpërdoren të punësuarit në administratën publike, planifikojmë të bëjmë kontrollime të rastësishme të listave të evidencave për shkuarjen dhe ardhjen në punë dhe do të kryejmë kontrollime se a ka marrë pjesë ndonjë nga të punësuarit në fushatë zgjedhore gjatë kohës së punës, tha kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska në intervistën javore të Radio Evropës së Lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat