Policia arrestoi një të ri nga Shkupi, iu gjetën tre kilogramë marihuanë

Maqedonia

Policia arrestoi një të ri nga Shkupi, iu gjetën tre kilogramë marihuanë

Më: 24 mars 2019 Në ora: 13:31
Marihuanë

Gjatë mbrëmjes së djeshme, policët e rajonit të Shkupit kanë tentuar që të kontrollojnë një veturë në lëvizje, por që shoferi nuk u është bindur urdhërave policore dhe ka tentuar që të ikë.

Kjo ka bërë që policia të ndërmerr masa për ndalimin e personit dhe në rrugën rajonale Hipodrom-Katllanovë, afër tregut të kafshëve, është arritur ndalimi i veturës.

Me këtë rast, është identifikuar shoferi R.B (27) nga Shkupi dhe gjatë kontrollit, në veturën e tij janë gjetur tre kilogramë marihuanë.

Policia e ka privuar nga liria të ndaluarin dhe janë marrë masa për procedura të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat