Mënjanimi i gabimeve gjuhësore nga mbishkrimet, Osmani: Duhet redaktim gjuhësor dhe lektorim

Maqedonia

Mënjanimi i gabimeve gjuhësore nga mbishkrimet, Osmani: Duhet redaktim gjuhësor dhe lektorim

Më: 24 mars 2019 Në ora: 14:34
Tabelë me gabime drejtshkrimore

Pas miratimit të ligjit për shqipen, implementimi i tij nëpër tabelat e institucioneve do të jetë sfida e radhës për kompetentët. Për gabimet drejtshkrimore nëpër tabela, gjuhtarët rekomandojnë më tepër  kujdes  dhe të respektohet drejshktimi  në mbishkrime, madje kërkojnë që në këto institucione të punojnë kuadro të mirfillta, dhe profesionistë të fushës.

“Gabimet gjuhësore janë të mundshme por duhet pasur kujdes për arsye se çdo tekst qoftë në mjetet e informimit, qoftë në librat shkollor dhe kudo tjetër duhet me të drejtë ti përkushtohet ose ti nënstrohet redaktimit gjuhësor ose të lekturohet mire. Ne kemi pordhuar kuadro dhe mendojs se ata të cilët e ndjejne veten se mund të jenë lectorë të mire, le të urdhërojnë” – u shpreh gjuhëtari, Ismet Osmani.

Nënkryetari i grupit të punës ndër resore për përdorimin e gjuhëve, Tahir Hani, për TVM2  theksoi se vendosja e tabelave pritet të përfundojë në afat prej 4 muajve, dhe në rast të mos rrespektimit të saj, inspektorati do të shqiptojë dënime për ata që shkelin ligjin. Ai shtoi se menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve  presidenciale, do të fillojë me punë edhe Agjencia e sapo formuar  për zabtimin e gjuhëve.

“Presim që në afat prej 4 muajsh të përfundojë vendosja e mbishkrimeve, e tabelave në përputhje me ligjin për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe marrëveshjes së Prepës konoform amandamenteve kushtetuese. Inspektorati do të luajë rolin e përcjlljes të zbatimit të ligjit për gjuhën shqipe, në bazë të ligjit ka edhe sanksione për mos zbatimit zyrtar të gjuhës shqipe.  Dënimet sillen nga 3 mijë deri në 4 mijë euro për institucionin i cili nuk do ta zbatojë ligjin dhe 30 përqind nga gjoba do ti takojë personit juridik i cili nuk do ta rresepktojë ligjin për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe” – tha zv.sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Tahir Hani.

Paralelisht me implementimin e gjuhës shqipe, institucionet po bëjnë aktivitete edhe për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Prespës ,  zëvendësimin  e emrit Republika e Maqedonisë me emrin e ri të shtetit,  Republika e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat