Gripi sezonal, Bellçishta: Më e prekur grupmosha e fëmijëve

Maqedonia

Gripi sezonal, Bellçishta: Më e prekur grupmosha e fëmijëve

Më: 24 mars 2019 Në ora: 14:41
Foto Ilustrim

Gripi si sëmundje ngjitëse sezonale shkakton dëm të madh tek të gjithë grupmoshat, ndërsa bartësit më aktivë dhe kryesor të infektimit janë fëmijët. Mjekët rekomandojnë përkujdes të shtuar sepse ndodh që  virusi të ripërsëritet  për të dytë here  Brenda një kohe të shkurtër.

“Komplikimet paraqiten nëse ai person është me grip dhe kontakton me ndonjë person tjetër që ka bakterie, atëherë mund t’i ngjitet dhe komplikimet bëhen bakteriale dhe mund të marrin pneumoni ndezje të mushkërive, ndezje të fytit, mund të ketë një komplikim në vijat urinare, trajtimi bëhet njësoj vetëm zgjat edhe shtatë ditë të tjera dhe brenda dy jave mundet edhe virusi edhe bakteria të zhduket” – deklaroi mjekja, Sefiana Bellçishta.

Gripi ka ngjashmëri tё mёdha me ftohjen e zakonshme. Kёto janё gjendje të cilat japin simptoma lokale nga hunda, fyti dhe veshi, si edhe simptoma të përgjithshme, temperaturë dhe ethe. Ftohja e zakonshme dhe gripi mund të paraqiten në disa forma, duke filluar nga ato më lehtat deri te format e rënda.

Ndodh që gripi të mos merret seriozisht , andaj mjektët thonë se gripi mund të sjell pasoja të rënda sidomos me komplikime në organet respiratore. Tek fëmijët gripi shpesh shoqërohet me temperturë të lartë trupore.

“Që të dallojmë a është gripi apo ndonjë sëmundje e organeve respiratore të sipërme atëher kemi tempereaturë që zgjatë vetëm një ditë acute paraqitet ajo tempereaturë me ethe me temperaturë deri në 40 shkon temperatura, nëse marrim antipiretikët, lëngjet e duhura higjiena si duhet, ushqimi me pemë dhe perime sezonale kalon për 24 orë, nëse nuk merren masat atëherë mund zgjasë deri në 7 ditë. Te fëmijët e vegjël të moshës prej 6 muajsh që janë me ushqim artificial deri në moshën 5 vjeçare mund të zgjasin temperaturat deri në 5 ditë dhe është normale për atë person, prandaj moment që paraqitet temperature ti japim antipiretikë, të lahet fëmiu të ushqehet dhe ujë sa duhet” – thotë Bellçishta për TVM2.

Bellçishta  rekomandon analizë të rregullt të pasqyrës së gjakut, me raste rekomandohet marrja e monstrës virusale për tu kuptuar nëse ende është e pranishme bakterja në organizëm, për tu trajtuar më pas me terapi adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat