Kamenica maqedonase do të përzgjedh idenë më të mirë për parkun e qytetit - Bota Sot
Kamenica maqedonase do të përzgjedh idenë më të mirë për parkun e qytetit

Maqedonia

Kamenica maqedonase do të përzgjedh idenë më të mirë për parkun e qytetit

Më: 24 mars 2019 Në ora: 15:03
Kamenica maqedonase

Ndërmarrja publike “Kamena Reka” në Kamenicën maqedonase i ka publikuar propozim-projektet e pranuara në Konkursin për zgjidhje ideore për rregullimin e parkut në këtë komunë.

Drejtori Vllatko Andonovski thotë se ka filluar periudha e votimit për të zgjedhur idenë më të mirë, pra do të merret parasysh edhe mendimi i qytetarëve.

Votimi do të zgjatë deri më 26 mars, në ora 12:00, kur do të mblidhet komisioni pesëanëtarësh. Votimi i qytetarëve në faqen e facebook-ut të ndërmarrjes do të merret parasysh.

Me këtë konkurs përfshihet i ashtuquajturi “Parku i Tito-s” të cilin komuna mendon ta shndërrojë në një park modern qytetar, si vend për rekreacion të qytetarëve të Kamenicës maqedonase.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...