Gjashtë persona të lënduar në aksidentin e ndodhur në magjistralen Gostivar – Kërçovë

Maqedonia

Gjashtë persona të lënduar në aksidentin e ndodhur në magjistralen Gostivar – Kërçovë

Më: 24 mars 2019 Në ora: 15:33
Aksident

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Gostivar – Kërçovë ndërmjet dy veturave, me ç’rast janë lënduar gjashtë persona.

Sipas të dhënave fillestare, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30, ndërkaq janë përfshirë një veturë “Passat” me regjistrim të Tetovës dhe një veturë “BMW” me regjistrim të Gostivarit.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Për këtë shkak, komunikacioni në afërsi të aksidentit është duke u zhvilluar ngadalë sepse janë duke u kryer kontrollet e nevojshme dhe analizat e kësaj fatkeqësie të komunikacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat