Në Manastir gjendet një granatë e pashpërthyer e Luftës së Parë Botërore - Bota Sot
Në Manastir gjendet një granatë e pashpërthyer e Luftës së Parë Botërore

Maqedonia

Në Manastir gjendet një granatë e pashpërthyer e Luftës së Parë Botërore

Më: 24 mars 2019 Në ora: 16:31
Foto Ilustrim

Nuk është hera e parë që ndodh që në Maqedoni qytetarët të gjejnë granata të Luftës së Parë Botërore nëpër oborret e shtëpive të tyre.

Rasti më i ri ka ndodhur në Manastir, respektivisht në fshatin Llazhell, ku banori thotë se ka gjetur granatë të pashpërthyer.

L.A ka raportuar në SPB të Manastirit se ka gjetur granatën e kalibrit 75 mm.

Ekipi i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka mënjanuar granatën për procedura të mëtutjeshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...