Ali Ahmeti kërkon nga opozita që të arrihet pajtim për Prokurorinë Publike - Bota Sot
Ali Ahmeti kërkon nga opozita që të arrihet pajtim për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Ali Ahmeti kërkon nga opozita që të arrihet pajtim për Prokurorinë Publike

Më: 24 mars 2019 Në ora: 17:41
Ali Ahmeti

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti i ka bërë thirrje opozitës që të mos tërhiqet nga bisedimet për Prokurorinë Speciale Publike (PSP).

Sipas tij, duhet të vazhdohet me bisedimet për ligjin e ri për Prokurorinë Publike, me të cilin do të përcaktohet edhe fati i PSP-së.

Ai ka bërë të ditur se ka patur takime dhe se duhet të arrihet pajtim për të mirën e shtetit.

Një porosi të ngjashme e dha dje edhe zv. Kryeministri Bujar Osmani, i cili tha se përpos VMRO-DPMNE-së pushteti duhet të bisedojë edhe me deputetët për të siguruar dy të tretat e votave.

Përndryshe, Ahmeti mori pjesë në shënimin e 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, që u organizua nga Instituti i trashëgimisë shpirtërore të Shqiptarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...