Reprezentacioni Aforistik i Maqedonisë përzgjodhi tre më të mirët e aforizmit

Maqedonia

Reprezentacioni Aforistik i Maqedonisë përzgjodhi tre më të mirët e aforizmit

Më: 24 mars 2019 Në ora: 17:44
Shoqata Reprezentacioni Aforistik i Maqedonisë (RAM)

Shoqata Reprezentacioni Aforistik i Maqedonisë (RAM) i ka shpallur krijimet më të mira në konkursin e hapur me temë “Politikomania”. Ky konkurs u shpall në kuadër të Mbrëmjes tradicionale të aforizmit maqedonas

Fituesit e sivjetëm janë Marjan Angellovski nga Shkupi – vendi i parë, Vitomir Dolinski nga Struga – vendi i dytë dhe Atanas Kërlevski nga Velesi – vendi i tretë.

Në konkursin e sivjetëm u paraqitën 19 aforistë, njëri nga të cilët u paraqit nga jashtë Maqedonisë së Veriut. Shpërblimet janë në para.

Përveç tre më të mirëve, komisioni shpërndau mirënjohje edhe për disa pjesëmarrës tjerë. Për kontributin e tij në satirën dhe humorin maqedonas, plaketë ari fitoi Vasil Tolevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat