Ahmeti: NATO parandaloi gjenocidin mbi shqiptarët

Maqedonia

Ahmeti: NATO parandaloi gjenocidin mbi shqiptarët

Më: 24 mars 2019 Në ora: 20:39
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti që para dy dekadash, ishte një ndër kryedrejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha të dielën se sulmet e NATO-s kundër caqeve ushtarako-policore serbe, parandaluan genocidin mbi popullin shqiptar të Kosovës Historiani Skënder Hasani, vlerësoi se sulmet e NATO-s më 1999 ishin vazhdimësi e politikës së Presidentit Wilson për lirinë e popujve të vegjël.

I pranishëm në këtë manifestim përkujtimor, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka falenderuar kreun e integristëve për mbajtjen gjallë të kësaj ngjarjeje. Përkujtimi i 20-vjetorit të sulmeve të NATO-s u organizua nga ITKSH, Instituti i Historisë Ali Hadri dhe Komuna e Çairit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat