Gruevski kërkon shfuqizimin e masës së paraburgimit - Bota Sot
Gruevski kërkon shfuqizimin e masës së paraburgimit

Maqedonia

Gruevski kërkon shfuqizimin e masës së paraburgimit

Më: 24 mars 2019 Në ora: 23:06
Nikola Gruevski

Ish kryeministri Nikola Gruevski tashmë prej disa muajsh i arratisur në Budapest, përmes avokatëve të tij gjatë 4 muajve të fundit ka kërkuar nga Gjykata e Apelit në Shkup që të pranojë ankesat e tij rreth masës për paraburgim që ka kërkuar Prokuroria Speciale. Këtë gjë e ka nxjerrë në sipërfaqe raporti i shtatë i PSP-së që publikohet çdo gjashtë muaj.

Sipas këtij raporti mësohet se Gruevski përmes avokatëve të tij është ankuar deri tek gjykata e apelit se për atë, në mungesë të provave i është shqiptuar masa paraburgim edhe atë për rastet “Trajektorja”, “TNT”,  “Dhuna në Qendër ” dhe “Talir 2”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...