Propozim-ligji për mbrojtje sociale sot në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale

Maqedonia

Propozim-ligji për mbrojtje sociale sot në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale

Më: 25 mars 2019 Në ora: 08:58
Kuvendi i Maqedonisë

Propozim-ligji për mbrojtje sociale sot do të gjendet para deputetëve në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale.

Për këtë propozim-ligj javën e kaluar u mbajt diskutim publik në Komision, në të cilin organizatat joqeveritare bënë apel për miratim urgjent të tij.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, tha se reformat me këtë ligj do të jenë në rritjen e ndihmës financiare sociale dhe decentralizimin e shërbimeve sociale, me shpërndarjen e tyre në pushtetin lokal, qendror dhe sektorin joqeveritar.

Ajo tha se ligji nuk ka filluar nga 1 janari për arsye të panjohura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat