Osmani në takim me Selën: Sfida më e madhe e Agjencisë për zbatimin e ligjit të gjuhëve do të jenë përkthimet ditore

Maqedonia

Osmani në takim me Selën: Sfida më e madhe e Agjencisë për zbatimin e ligjit të gjuhëve do të jenë përkthimet ditore

Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:27
Bujar Osmani

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski, sot kanë realizuar takim me drejtorin e Agjencisë për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Ylber Sela.

Pas takimit në konferencë për shtyp, ata thanë se gjatë dy muajve të kaluar prej themelimit të Agjencisë është bërë punë e madhe në lidhje me zbatimin e Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Osmani deklaroi se vështirësia më e madhe për zbatimin e ligjit do të jenë përkthimet, pasi sipas tij, ka institucione që kanë sasi të mëdha për të përkthyer në baza ditore.

“Ka shumë institucione – janë 1300 që i kemi në Regjistrin qendror për t’i shkruar në tre gjuhë. Për gjitha dokumentet që duhet për çdo ditë të përkthehen do të jetë sfidë”, tha Osmani.

Ndërsa drejtori i Agjencisë Ylber Sela, tha se kanë marrë vendim për hapësirat ku do të vendoset Agjencia si dhe çështjet kadrovike.

Ai tha se deri në përfundimin e procesit të zgjedhjeve presidenciale në Agjenci do të punojë kuadri i qeverisë, gjegjësisht nga Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa më pas do të shpallet konkurs për kuadër të ri.

Kurse sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski, tha se tabelat dygjuhësore me emrin e ri të shtetit dhe shkrojat në ndërtesën e Qeverisë do të vendosen pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat