Zaev nga Kumanova: Mos keni frik se fëmijët tuaj do të shkojnë në luftë

Maqedonia

Zaev nga Kumanova: Mos keni frik se fëmijët tuaj do të shkojnë në luftë

Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:46

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në tribunën e sotme nga Kumanova theksoi se të gjithë qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse në NATO dhe BE, siguria do të jetë në nivel të lartë.

“Mos keni frikë se fëmijët do ju shkojnë në luftë.  Kumanova është kryengritja jonë, Kumanova është sfida jonë, Kumanova është udhëtar nëpër të kaluarën tonë. Kumanova ka dhënë viktima.  Sepse Kumanova e di sa është e rëndësishme të ndërtohen miqësitë. Të ndajmë paqe dhe të marrim pjesë në sigurimin e paqes. Kumanova ka mbetur në mendje se sa është e madhe dhimbja”, theksoi Zaev.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat