LSDM: Ivanov vazhdon të jetë pengesë për reformat

Maqedonia

LSDM: Ivanov vazhdon të jetë pengesë për reformat

Më: 25 mars 2019 Në ora: 15:43
LSDM

Nga partia në pushtet LSDM thonë se Ivanov edhe gjatë ditëve të fundit të mandatit të tij si president, vazhdon që të jetë pengesë e reformave.

“Gjorge Ivanov edhe në ditët e fundit të tij të mandatit vazhdon që të jetë pengesë i reformave, të punojë kundër interesave shtetërore dhe interesave të qytetarëve”, akuzojnë nga LSDM.

Nga atje thonë se forma destruktive e Ivanovit është që të mos i nënshkruaj dekretet e reformave ligjore të cilat janë të rëndësishme për përparimin e vendit dhe qytetarët.

“Ivanov nuk ka nënshkruar dekretet për Ligjin për Agjencinë Teknike Operative dhe Ligjit për komunikim elektronik, të miratuar me konsensus në Kuvend”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga atje thonë se këto ligje janë të mbështetura edhe nga deputetët e OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat