Ministrat Bekteshi dhe Poçivalshek diskutuan për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë Veriore dhe Sllovenisë

Maqedonia

Ministrat Bekteshi dhe Poçivalshek diskutuan për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë Veriore dhe Sllovenisë

Më: 25 mars 2019 Në ora: 16:01
Zdravko Poçivalshek dhe Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ishte sot në një vizitë pune në Slloveni, ku u takua me ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë Zdravko Poçivalshek. Maqedonia Veriore paraqet një partner të rëndësishëm ekonomik për Slloveninë në aspektin e ndërkombëtarizimit të ekonomisë sllovene. Në vitin e kaluar, është shënuar rritje e tregtisë për 11.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, me çrast eksporti në rritje për 20.5% dhe importi për 7.7%.

“Në vitin 2018, tregtia e mallrave ndërmjet vendeve arriti vlerën prej 307 milion euro dhe ne gjithashtu vërejmë një trend të rritjes në sektorin e shërbimeve”, shpjegoi ministri Pocivalshek. Ai theksoi se ekzistojnë shumë mundësi biznesi mes dy vendeve.

Sfera e Industrisë së përpunimit të çelikut dhe përpunimit të metalit ofron potencial për të përforcuar bashkëpunimin ekonomik, pastaj infrastrukturën e transportit dhe të energjisë, turizmin, agroindustri, efikasitetin energjetik dhe energjinë e rinovueshme”, tha ai duke përkujtuar se një vizitë e delegacionit të biznesit slloven pritet në gjysmën e dytë të këtij në Maqedoninë Veriore, që do të mundësojë takime të përbashkëta të biznesit midis biznesmenëve nga të dy vendet.

Në këtë takim, ministrat u zotuan të përforcojnë më tej bashkëpunimin ekonomik, ku sipas Bekteshit për Maqedoninë Veriore është veçanërisht e rëndësishme të inkurajohen bashkëpunimet dypalëshe në fushën e inovacionit, shkencës dhe teknologjisë, si dhe pjesëmarrja e përbashkët në projektet multilaterale shkencore teknologjike dhe zhvillimore dhe programet. Të dyja vendet i kushtojnë rëndësi të veçantë pjesëmarrjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në projekte të përbashkëta në industri, energji dhe energji të rinovueshme, turizëm etj.

Ministri Bekteshi deklaroi: “Politikat aktuale ekonomike dhe marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë të cilat na kanë hapur dyert për NATO-n, duke siguruar stabilitetin dhe sigurinë e shtetit, kanë kontribuar në  rritjen  rekorede të investimeve prej mbi 624.milionë eurosh. Produkti i brendshëm bruto në tremujorin e fundit të vitit 2018 shënoi rritje për 3.7 për qind, rritja e prodhimit industrial në vitin 2018 ishte më e larta në shtatë vitet e fundit për 5.4 për qind, dhe rritja mesatare më e lartë e pagave prej 8.1 për qind është regjistruar në dhjetor të vitit 2018. Për dy vite jo të plota shkalla e papunësisë ka rënë dhe vetëm vitin e kaluar u hapën 26,000 vende të reja pune. E gjithë kjo tregon se ne jemi në rrugën e duhur për të arritur qëllimin e rritjes së standardit të jetesës dhe zhvillimin gradual ekonomik, me çrast unë besoj se do të inkurajojë më tej bashkëpunimin tonë të ndërsjellë si shtete “.

Ministri Pocivalshek, ndër të tjera, shprehu kënaqësinë që Maqedonia Veriore dhe Greqia arritën një marrëveshje mbi emrin e vendit, i cili hapi derën e NATO-s dhe rrugën për integrimin e mëtejshëm në Bashkimin Evropian, duke besuar se Ministria Sllovene e Ekonomisë është e hapur për ndihmë profesionale në përgatitja e Maqedonisë Veriore për t’u bashkuar me BE.

Sllovenia dhe Maqedonia Veriore janë partnerë të rëndësishëm edhe në fushën e investimeve. Kompanitë me me shumicë kapitali sllovene sigurojnë rreth 2,500 vende pune në Maqedoninë Veriore. Në fund të vitit 2017, investimet sllovene në Maqedoninë Veriore arritën në 357 milionë euro, ndërsa në Slloveni shuma e investimeve nga Maqedonia Veriore arriti në 18 milionë euro që paraqet një rritje prej 144% krahasuar me vitin e kaluar.

Bekteshi shprehu kënaqësi lihur me faktin se Republika e Maqedonisë Veriore renditet e katërta ndër vendet ku Sllovenia investon më së shumti, me çrast investimet sllovene kryesisht janë të përqendruara në industrinë e tregtisë, sigurimit, kimisë dhe automobilave. Ai theksoi se duke barazuar përfitimet midis investitorëve vendas dhe të huaj dhe mbështetjes së parashikueshme dhe të saktë të ofruar nga Ligji për Mbështetjen e Investimeve, hapen mundësi të reja transparente për tërheqjen e investimeve në fusha të tjera ekonomike, duke përfshirë energjinë, veçanërisht me aplikimin e masave të reja mbështetëse – premitë që do të aplikohen për centralet fotovoltaike dhe do të jepen në bazë të një procedure transparente të tenderit që përfshin një ankand.

Duke u përqëndruar konkluzioneve të përbashkëta që dolën nga mbledhja e 11 e vitit të kaluar të Komitetit të Përbashkët për Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik, duke përfshirë edhe nevojën për të nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, Bekteshi ka shprehur domosdoshmërinë e bashkëpunimit sidomos në turizmin e banjave dhe spa turizmit, ku do të jetë të mirëseardhura përvojat dhe bartja e njohurive sllovene. Bekteshi ia kushtoi vëmendje rritjes së numrit të turistëve në Maqedoni Veriore, ku në vitin 2018 ka shënuar rritje për 14.2 për qind në krahasim me vitin 2017 dhe numri i bujtjeve është rritur për 15.0%, ndërkohë që të hyrat devizore bazuar në turizmin shënoi një rritje prej 16.7% krahasuar me vitin 2017.

Homologu i tij slloven theksoi bashkëpunimin e përmirësuar në fushën e turizmit, për të cilën flet numri i mbi 22,000 turistëve në Slloveni në vitin e kaluar, që paraqet një rritje prej 26% gjatë vitit të kaluar. Ata krijuan 65,600 netë, që është 77% më shumë se në vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat