Tre mënyrat e përkthimit në shqip në institucionet e Maqedonisë Veriore

Maqedonia

Tre mënyrat e përkthimit në shqip në institucionet e Maqedonisë Veriore

Më: 25 mars 2019 Në ora: 16:29

Zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve paralelisht me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, dhe mosfunksionalizimi i Agjencisë së Gjuhës Shqipe, bëri që në tabelat e institucioneve shtetërore të bastardohet gjuha shqipe. Njohësit e çështjes së përkthimit propozuan vendosje të mekanizmit kontrollues, ndërkaq institucionet janë duke shqyrtuar tre mënyra të realizimit të përkthimit.

Tabelat e tilla ngjallën reagime negative në publik, ndërkaq për të shmangur këto situata, sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani njoftoi se zbatimi i gjuhës shqipe paralelisht me emrin e ri të shtetit, do të realizohet nëpërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Te shënimi i institucioneve e kemi vendosur që mos t’ua lëmë që ata vetë t’i ndërrojnë tabelat e institucioneve, por ta centralizojmë në Qeveri. Qeveria duhet t’i furnizojë institucionet me tabela të gatshm që do të punohen nga një qendër. Kjo do të lë pak mundësi që të bëhen gabime drejtshkrimore dhe gjuhësore. Memorandumet dhe të gjitha dokumentet i kemi marrë të gatshme nga Qeveria dhe janë dygjuhëshe”, tha Osmani.

Duke folur më tej, Osmani i tregoi edhe tre mënyrat të cilat janë duke u shqyrtuar nga Qeveria e RMV-së:

Në çdo institucion të angazhohen përkthyes;

Të gjithë përkthyesit të punësohen në Agjenci, dhe agjencia të ofrojë shërbime. Rasti i ngjashëm i shërbimeve të përbashkëta me kontabilistët dhe

Institucionet të nënshkruajnë kontrata me ndërmarrje private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat