Spasovski: Dënoj çdo lloj dhune, secili do të përgjigjet për atë që ka bërë

Maqedonia

Spasovski: Dënoj çdo lloj dhune, secili do të përgjigjet për atë që ka bërë

Më: 25 mars 2019 Në ora: 20:14
Oliver Spasovski

Unë dënoj çdo lloj dhune që ndodh kudo dhe nga kudo që të jetë, dhe secili duhet të përgjigjet për atë që ka bërë. Njerëzit u arrestuan për atë ngjarje. Me urdhër të prokurorit publik ata u liruan, por nuk janë liruar për ndonjë arsye tjetër, por për konfirmimin e fakteve të caktuara që prokurori duhet të përcaktojë dhe të përfundojë me paraqitjen e një akuze penale.

Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para fillimit të tribunës në Kumanovë në lidhje me ngjarjen që ndodhi të shtunën në mbrëmje në një klub në fshatin Marino, komuna Ilinden, kur djalë i ri u plagos me thikë.

“Nuk ka kusht të ndikojë në hetimin. Kështu që ai mund të jetë i punësuar në Ministrinë e Brendshme, ai mund të jetë i punësuar në çfarëdo institucioni tjetër, por kjo nuk e liron atë për krimin që ka bërë. Të gjithë do të jenë përgjegjës për atë që ka bërë dhe të gjithë do të përgjigjen, sepse drejtësia është gjëja më e rëndësishme për të gjithë”, tha ministri Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat