Solza Grçeva do t’i bojkotojë zgjedhjet presidenciale

Maqedonia

Solza Grçeva do t’i bojkotojë zgjedhjet presidenciale

Më: 25 mars 2019 Në ora: 21:24
Solza Grçeva

Partia “Zëri për Maqedoninë” do të bojkotojë zgjedhjet presidenciale, njoftoi kryetarja Solza Grçeva në intervistë për “Kanal5”.

Ajo tha se partia nuk do të del në zgjedhje dhe se pret që anëtarësia të mos votojë për asnjërin kandidat.

“Nuk e di se pse do t’i jepja mundësinë ndonjërit. Të dy partitë nuk po vrapojnë pas votuesve të papërcaktuar, por për votuesit në kampet e tyre, sepse në të dyja kampet kanë humbur mbështetjen. Tani duhet t’i bindin anëtarët e tyre se duhet të dalin dhe të votojnë. Dëshiroj që të mos ketë census, me çka do të vihej deri tek një qeveri teknike dhe do të caktoheshin zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Grçeva.

Ajo shtoi se nuk ka dashur që të kandidon në zgjedhjet presidenciale, sepse nuk ka dashur të jetë kandidate për presidentet të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat