Rritet numri i zjarreve në rrethinën e Dibrës

Maqedonia

Rritet numri i zjarreve në rrethinën e Dibrës

Më: 25 mars 2019 Në ora: 22:17
Foto ilustruese

“Zjarret ishin në atarin e fshatrave Konjare dhe Bomovë, si dhe pranë bregut të Liqenit të Dibrës. Në fshatrat është djegur pyll i përzier, plantacione me gështenja dhe bar i thatë. Me angazhim maksimal arritëm me kohë ta vëmë nën kontroll zjarrin në Konjare, ku kishte rrezik që të përfshihet një uikend shtëpizë. Flakët e zjarrit dhe përfshinë një pjesë të pyllit me pisha pranë bregut të liqenit”, tha komandanti i NJTZ të Dibrës, Xhetan Miftarovski.

Mali me pyje pranë liqenit është mbjellë para disa dekadave nga gjimnazistët e Dibrës në aksione vullnetare.

Gjatë këtij muaji, zjarrfikësit e Dibrës kanë shuar 30 zjarre, të gjitha në hapësira të hapura, në ataret e fshatrave kufitare të Dibrës, ndërsa vitin e kaluar në mars janë regjistruar nëntë zjarre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat