Edmond Ademi për vizitë zyrtare në Francë - Bota Sot
Edmond Ademi për vizitë zyrtare në Francë

Maqedonia

Edmond Ademi për vizitë zyrtare në Francë

Më: 26 mars 2019 Në ora: 09:20
Edmond Ademi

Ministri për Diasporë, Edmond Ademi sot dhe nesër, do të realizojë vizitë zyrtare në Francë.

Në kuadër të vizitës, ministri Ademi do të takohet me përfaqësues të diasporës së Republikës së Maqedonisë në Francë, ndërkaq vizitë të posaçëm do të realizojë në komunën Villzhust të Francës, kryekomunar i së cilës është Igor Triçkovski. Me këtë të fundit do të realizojë edhe takim pune.

Përskaj takimeve me diasporën, ministri Ademi do të ketë takime bilaterale edhe me kryetarin e grupit për fqinjësi maqedono-franceze në Kuvendin nacional te Francës, Bertan Sor dhe deputeten Lilian Tangi, e cila është anëtare e Komisionit për punë të jashtme, pranë Kuvendit nacional.

Fokusi i takimeve do të jetë në mundësitë për avancimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, avancimin e pozitës së diasporës tonë dhe gjithë përfshirjen e saj në jetën ekonomike, politike, sociale dhe kulturore në Francë, si dhe synimet aktuale të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me theks integrimin e shtetit në NATO dhe BE.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...