Osmani takon përfaqësuesit e AShMAA-së

Maqedonia

Osmani takon përfaqësuesit e AShMAA-së

Më: 26 mars 2019 Në ora: 09:32
Bujar Osmani

Sot, në hapësirat e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (AShMAA) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me delegacionin nga Sekretariati për Çështje Evropiane, do të mbajnë takim pune me përfaqësues të Agjencisë kryesuar nga Drejtori Zoran Trajçevski.

Takimi është pjesë e vizitave institucionale të Zëvendëskryeministrit Osmani, që kanë për qëllim ndjekjen e implementimit të reformave të Planit 18, si dhe zbatimin e aktiviteteve të tjera lidhur me integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat