Tetë aksidente në Shkup, gjashtë persona të lënduar

Maqedonia

Tetë aksidente në Shkup, gjashtë persona të lënduar

Më: 26 mars 2019 Në ora: 09:39
Foto Ilustrim

Gjashtë persona janë lënduar më lehtë në pesë nga gjithsej tetë aksidente gjatë ditës së djeshme. Në tre është shkaktuar dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se dje policia rrugore ka sanksionuar 37 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe, gjashtë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta, një shofer për rreshtim të parregullt, një shofer për anashkalim të padrejtë, një shofer nuk u ka dhënë përparësi kalimi automjeteve në zonën e udhëkryqit, dy shoferë për mos mbajtjen e helmetave mbrojtëse, tetë shoferë për mosmbajtje e rripit të sigurimit dhe 18 shoferë të cilët e kanë shfrytëzuar celularin gjatë drejtimit të automjetit motorik.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 18 shoferë para se të marrin të drejtën e vozitjes së automjetit motorik, si dhe katër automjete teknikisht të parregulluara dhe 14 automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar 98 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me ndihmën e karrotrecit janë larguar 66 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat