Prerja e kallamit në Liqenin e Strugës, Prokuroria ka hapur procedurë për tre

Maqedonia

Prerja e kallamit në Liqenin e Strugës, Prokuroria ka hapur procedurë për tre

Më: 26 mars 2019 Në ora: 10:59
Kallami në Liqenin e Strugës

Prokuroria Publike në Strugë ka hapur procedurë kundër tre personave, njëri prej të cilëve është inspektor i Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor. Ata hetohen për prerjen e kallamit në Liqenin e Strugës.

Një person përndiqet për shkak se në afërsi të plazhit “Versus” e ka prerë kallamin, kurse tjetri për shkak se e ka porositur të njëjtën. Me këto veprime personat kanë bërë shkelje të Ligjit për mbrojtje të natyrës.

Personi i tretë është inspektori, i cili përndiqet se ka refuzuar të dalë në vendngjarje në momentin kur është prerë kallami dhe të ndërmarrë masa pas kërkesës së prokurorit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat