Një 24-vjeçar nga Llopati e ka shkelur me veturë një 6 vjeçar nga Opaja

Maqedonia

Një 24-vjeçar nga Llopati e ka shkelur me veturë një 6 vjeçar nga Opaja

Më: 26 mars 2019 Në ora: 11:58
Foto Ilustrim

Dje rreth orës 15:20 në fshatin Opajë të Komunës së Likovës, një automjet BMV me targa të Kumanovës, e drejtuar nga F.F. (24) nga fshati Llopat e ka goditur një fëmijë gjashtë vjeçar nga fshati Opajë.

Ashtu siç informojnë nga Policia, fëmija ka marrë lëndime trupore, ndërkaq pas dhënies së ndihmës në Spitalin e Kumanovës, është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Kumanovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat