Facebook ka fshirë disa profile të rrejshme në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Facebook ka fshirë disa profile të rrejshme në Maqedoninë e Veriut

Më: 26 mars 2019 Në ora: 13:09
Facebook

Kompania “Facebook” ka bërë të ditur se ka shmangur më shumë profile të rrejshme të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Iranit dhe Rusisë.

Bëhet fjalë për profile në të cilat është vërejtur “sjellje joautentike e koordinuar”.

Kompania ka njoftuar se “gjithsej 2.632 faqe, grupe dhe profile janë fshirë nga Facebook-u dhe Instagrami për shkak të operacionit lidhur me vendet e sipërpërmendura”.

Këto janë intervenimet e para të Facebook në këto shtete.

Më parë, Facebook gjatë këtij muaji ka shmangur qindra profile të rrejshme në Britani të Madhe dhe Rumani për shkak të promovimit të përmbajtjeve të cilët nxisin ndarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat