LOE: Kompanitë e paregjistruara dyfish më konkurruese se ato të regjistruara

Maqedonia

LOE: Kompanitë e paregjistruara dyfish më konkurruese se ato të regjistruara

Më: 26 mars 2019 Në ora: 13:11
Lidhjes së Odave Ekonomike

“Ata që e shmangin pagesën e tatimeve, i dëmtojnë të gjithë qytetarët dhe janë të padrejtë ndaj të gjithë tatimpaguesve të cilët punojnë në mënyrë të ligjshme. Evazioni i tyre i rregulloreve jo vetëm që paraqet evazion tatimor, por është edhe dekurajim për të gjithë që dëshirojnë të punojnë duke i respektuar ligjet”.

Ky është reagimi i Lidhjes së Odave Ekonomike, prej ku tregojnë nevojën e ngritjes dhe ndërgjegjësimit për luftën kundër ekonomisë gri.

LOE i aktualizon kërkesat tani më të dhëna siç janë: zbatimi i Ligjit për ndalesë dhe parandalim të kryerjes së veprimtarisë së paregjistruar me çka do të rregullohet puna në zonën gri, fillimi i procedurës për transformim të aktiviteteve joformale në formale, më saktësisht regjistrimi vullnetar në fazën e parë të kontrolleve për ato të cilat punojnë në mënyrë të paregjistruar dhe me këtë edhe hyrja e tyre në sistemin e obligimeve, si dhe në fazën e dytë, nëse në të parën subjektet refuzojnë të regjistrohen dhe të ndalojnë të kryejnë veprimtari në zonën gri, të zbatohen masa represive me shqiptimin e gjobave të konsiderueshme dhe sanksione penale, me çka do të tentojnë institucionet t’i pengojnë derdhjet e paligjshme të parave.

Sipas LEO, shuarja e ekonomisë joformale në vend e cila arrin mbi 30 për qind nga ekonomia e përgjithshme është sfida kryesore për sigurimin e ambientit stabil afarist dhe puna nën kushte të barabarta dhe korrekte për të gjitha subjektet në sektorin privat. Me situatat momentale të goditjes janë veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat si tregues të ekonomisë së Maqedonisë përbëjnë 99,7 për qind nga të gjitha kompanitë dhe kanë pjesëmarrje prej 70 për qind nga bruto prodhimi vendor.

Ata shtojnë se edhe në kushte të paralajmërimeve të subjekteve të regjistruara për shmangie në zonën joformale, është e nevojshme të relaksohen subjektet të cilët punojnë të regjistruar nga mbikëqyrjet inspektuese me qëllim të uljes së trendit ndaj kalimit të qetë në zonën gri.

Analizat e Bankës Botërore tregojnë se pjesëmarrja e kompanive të cilat përballen me kryerësit e paregjistruar ose joformal të veprimtarisë në Maqedoni është 55,5 për qind ose më së shumti në rajon para Malit të Zi me 52,4 për qind, Kroacia me 48,2 për qind, Shqipëria me 40,2, Serbia me 37,5 dhe Sllovenia me 26,5 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat