Osmani: Ende nevojitet progres në media që të përmbushen standardet evropiane

Maqedonia

Osmani: Ende nevojitet progres në media që të përmbushen standardet evropiane

Më: 26 mars 2019 Në ora: 14:36
Bujar Osmani

Puna e mediave dhe mbrojtja e lirisë të shprehjes publike janë sfera të rëndësishme ku ende na nevojitet progres për ti plotësuar standardet evropiane dhe të krijojmë kapacitet për menaxhim me sfidat bashkëkohore të lajmeve të rreme, përhapjen e gjuhës së urrejtjes, veçanërisht në prag të zgjedhjeve presidenciale, ku jashtëzkonisht do të jetë me rëndësi të sigurohet garë korrejte mes pretendentëve.

Këtë sot e deklaroi zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në takimin me përfaqësues të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele kryesuar nga Drejtori Zoran Trajçevski.

“Gjendja e mediave është njëra ndër ç[shtjet më t ndjeshme dhe kresore dhe në pikëpamje të lirës së shprehjes, ashtu edhe në pikëpamje të lirisë së mediave, edhe në këtë pjesë kemi mjaft qrgumente që të tregojmë jo vetëm që sjellim zgjidhje refomuese, por edhe në praktikë gjendja ndërrohen në shtet, ndërsa një ndër shembujt më të mirë si ndryshohet gjendja në jetën praktike me mediat”, theksoi Osmani.

Theksoi në në takim kanë biseduar pfarë mundet shteti të bëjë për Agjencinë që t’i ketë të gjitha kushtet dhe parakushtet për pavarësi dhe efikasitet në punën e vet, por edhe çfarë ASHMAA të bëjë për sigurimin e lirisë së mediave.

Sipas tij, këtë herë lshtë pak me rëndësi kush do të jetë president, por është më me rëndësi, siç tha, çfarë procesi zgjedhor do të kemi, çfarë pjekurie do të tregojmë si institucione të cilat janë të përgatitura të hyjnë në familjen evropiane.

Theksoi se rolin që Agjencia e ka në shfaqjen e pjekurisë së saj të institucioneve të pavarura veçanërisht do të vlerësohet nga ana e BE-së, duke theksuar në rëndësinë edhe përzhvillimin e kapaciteteve demokratike të shtetit, por edhe rëndësinë për përmbushjen e kritereve evropiane në periudhën para raportit të ri të Komisionit Evropian.

“Kemi shans në periudhën që vijon të krijojmë atmosferë të drejtë dhe kompetitive në të cilën do të mbahen zgjedhjet e ardhshme presidenciale, dhe me të, të tregojmë pjekuri demokratike dhe shoqërore, e cila do të vlerësohet në Raportin e Komisionit Evropian, dhe në përmbajtjen e së cilës, sërish, do të varet konfirmimi i vendimit të vendeve – anëtare të Samitit të qershorit, për fillimin e negociatave me BE-në këtë vit” theksoi Osmani.

Drejtori i ASHMAA Zoran Trajçevski tha se Agjencia do t’i investojë të gjitha përpjekjet në këtë periudhë, njëqind për qind të ndihmojë fillimiht në marrjen e rekomandimti dhe raportit pozitiv në fund të majit dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

“Kjo do tregojë që fillimisht me zbatim të përkryer të kodit zgjedhor gjatë zgjedhjeve presidenciale në koordinim me organet e tjera shtetërore që e zbatojnë procesin zgjedhor, dhe me imëementimine Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale dhe Ligjin për media, plotësisht të dëshmojmë se janë përmbushur kushtet që Republika e Maqedonisë së Veriut në qershor t’i fillojë negociatat për anëtarlsim në BE”, tha Trajçevski.

Takimi është realizuar në suaza të vizitave institucionale të Osmanit në institucionet kompetente për zbatimin e reformave të cilat janë paraparë në Planin 3-6-9 dhe Planin 18, si dhe implementimi i obligimeve të tjera me integrimet evropiane të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat