VMRO-DPMNE: Pranohen principet e VMRO-së për PSP-në

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Pranohen principet e VMRO-së për PSP-në

Më: 26 mars 2019 Në ora: 15:57
Prokuroria Speciale

VMRO-DPMNE-ja beson se Ministria e Drejtësisë tashmë ka pranuar principet bazë të theksuara në kërkesat e tyre në lidhje me ligjin për Prokurorinë Publike. Nga opozitarja maqedonase pranojnë se këtë nuk ua ka kumtuar drejtpërdrejt Ministria e Drejtësisë por janë njoftuar nga komunikata për media e këtij dikasteri.

Duhet në ditët e ardhshme nga Ministria e Drejtësisë dhe grupet e punës që do të jenë nga pushteti dhe opozita për përpilimin e zgjidhjes ligjore për Prokurorinë Publike të bëhet efektive ky angazhim që një ditë më parë u komunikua nga Ministria e Drejtësisë se pranohen principet si bazë mbi të cilën do të bisedohet dhe sigurisht respektim të asaj që u kërkua nga VMRO-DPMNE-ja se tregti me drejtësinë dhe të drejtën dhe të hiqen këto nga këto tre principe, është e pamundur të bëhet – tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Megjithatë, komunikata e Ministrisë së Drejtësisë nuk potencon që janë pranuar kërkesat e opozitës në lidhje me Prokurorinë Themelore dhe Prokurorinë Speciale. Aty theksohet se principet dhe standardet ndërkombëtare ku bazohen kërkesat e opozitës tashmë janë inkorporuar në propozim/ligjin që gjendet në procedurë parlamentare dhe ministria mbetet në pritjen e amendamenteve të opozitës.

Gatishmëria për zhvillimin por edhe zbatimin e plotë të këtyre principeve të cilat janë numëruar edhe në shkresën e VMRO-DPMNE-së, nuk është vetëm detyrim i Qeverisë por duhet të jetë edhe detyrim dhe angazhim i të gjithë partive politike që janë të orientuara nga integrimet evropiane. Me këtë rast kujtojmë se i presim amendamentet e VMRO-DPMNE-së për propozim/ligjin për Prokurorinë Publike – njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Paralelisht me VMRO-DPMNE-në, pushteti vlerëson se do të vazhdojnë negociatat edhe me deputetët e tjerë. Nga grupi i deputetëve të ndarë të VMRO-DPMNE-së ku pushteti mban shpresën për sigurimin e 2/3 se votave në rast se nuk arrihet marrëveshje me partinë e Mickoskit, akoma nuk kanë ndërtuar një qëndrim.

Mbetemi në qëndrimin se për një ligj të këtillë dhe për zgjidhje e cila do të vendoset edhe statusi i PSP-së, për ligj i cili është sjellë nga partitë më të mëdha politike, vlerësojmë se nevojitet konsensus dhe besoj se mund të gjejmë, se kemi kapacitet shtetformues për çështjet më të rëndësishme të arrijmë të biem dakord të gjithë – deklaroi Zekir Ramçilloviq, grupi i deputetëve të pavarur.

Pushteti ka theksuar se ligji për Prokurorinë Publike dhe rregullimi statusit të Prokurorisë Speciale është kyç për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat