Stoilkovski: Ministria e Drejtësisë e pranoi gabimin, u pranuan parimet tona për ligjin për prokurorinë publike

Maqedonia

Stoilkovski: Ministria e Drejtësisë e pranoi gabimin, u pranuan parimet tona për ligjin për prokurorinë publike

Më: 26 mars 2019 Në ora: 16:17
Naum Stoilkovski

Ministria e Drejtësisë pas disa ditëve dje njoftoi se i pranon tre principet e VMRO-DPMNE-së të cilat ishin paraqitur si bazë mbi të cilat duhet të bisedohet për krijimin e tekstit të ligjit për prokurorinë publike, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

Stoilkovski vlerësoi se e mira është se Ministria e Drejtësisë dje e pranoi se i ka anashkaluar të gjitha dokumentet ndërkombëtare të cilat dërgojnë deri tek një prokurori publike bashkëkohore, jopartiake, të përgjegjshme dhe të guximshme e cila do të punonte për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve mbi bazën e respektimit të të drejtave të njeriut, dhe se vërejtjet e VMRO-DPMNE-së janë në këtë drejtim.

Me pranimin e tre parimeve të paraqitura nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Renata Deskoska pranuan se nuk bëhet fjalë për abuzim nga ana e opozitës, por përkundrazi, për shpërdorimin e tyre nga pozita e pushtetit për miratimin e ligjit që nuk i ngjan një shteti evropian dhe ligji mbi të cilin prokuroria do të ndërtohet në shërbim të pushtetit ekzekutiv. Ky ligj duhet të miratohet me konsensus me opozitën dhe është e pamundur që të bëhet tregti me të ose të hiqet dorë nga ndonjë prej tre parimeve të deklaruara”, tha Stoilkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat