Tabelat brenda MPB-së shpejti edhe në gjuhën shqipe

Maqedonia

Tabelat brenda MPB-së shpejti edhe në gjuhën shqipe

Më: 26 mars 2019 Në ora: 16:22
Tabelat brenda MPB-së

Ka ende shumë institucione të larta shtetërore që nëpër tabelat e tyre nuk figuron mbishkrimi edhe në gjuhën shqipe edhe përkundër sjelljes së ligjit për përdorimin e gjuhëve. I tillë është rasti edhe në njësinë brenda MPB-së, gjegjësisht Byrosë për siguri publike -Sektori për punë të brendshme Shkup, ku mbishkrimi është vetëm në gjuhën maqedonase dhe jo në dy gjuhë ashtu si duhet të jetë. 

Agjencia e Lajmeve Zhurnal ditën e sotme kërkoi sqarime mbi atë se pse në tabelen e BSP nuk figuron gjuha shqipe,  por nga MPB thanë se janë marrë gjitha masat që gjitha tabelat brenda këtij institucioni së shpejti të vendosen edhe në gjuhën shqipe. 

"Po ne e respektojmë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Por kjo do pak kohë sepse tabelat duhet të porositen, të përpunohen të shpallet tender dhe kështu me rradhë, dhe këto procedura janë në vazhdim. Por shumë shpejt në gjitha njësitë brenda MPB-së do të vendosen tabela me mbishkrime në dy gjuhë, dmth edhe në gjuhën shqipe", tha për Zhurnal, zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski. 

Ndërkohë që disa institucione kanë vendosur të ndryshojnë mbishkrimet por tek të njëjtat, përkthimi në gjuhën shqipe është shoqëruar me gabime në emrin e shtetit. 

Nga qeveria e Maqedonisë thonë se janë të përkushtuar për zbatimin e përpikte të gjuhës duke shprehur se me themelimin e dy institucioneve përgjegjëse për zbatimin e ligjit, do të evitohen edhe gabimet gjuhësore, por edhe që gradualisht në të gjitha institucionet do të vendosen mbishkrime në dy gjuhë, atë shqip dhe maqedonisht. 

Ndryshe, për moszbatimin e drejt të dispozitave të ligjit, neni 22 parashikon dënime prej 4 deri më 5 mijë euro për institucionin dhe 30 për qind të vlerës për drejtuesin e institucionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat