Maqedoni, “karta rinore” për më shumë përfitime në vendet e BE-së

Maqedonia

Maqedoni, “karta rinore” për më shumë përfitime në vendet e BE-së

Më: 26 mars 2019 Në ora: 19:47
Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e saj e rishikoi dhe miratoi informacionin për realizimin e projektit “kartela rinore” e cila ka për qëllim që të lehtësojë dhe përmirësojë jetën e përditshme të të rinjve me përfitime që do të përfshijë disa kategori, si ulje në furnizim ushqimi, tregti, qasje deri tek qendrat arsimore, ngjarje kulturore dhe sportive, si dhe udhëtime në vend dhe jashtë vendit.

Me informacionin, Qeveria miratoi një konkluzion që ministritë e caktuara duhet të përfshihen në projekt për përfitime për të rinjtë nga 15 deri në 29 vjeç, si dhe një rekomandim për njësitë e vetëqeverisjes lokale që të bëhen pjesë e realizimit të këtij projekti. Faza e dytë e “kartës rinore” është përfshirja e kartës kombëtare në sistemin “karta Evropiane për të rinj” kur të rinjtë nga vendi ynë mund të gëzojnë këto përfitime në shtetet anëtare të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat