Nënshkruhet memorandumi për bashkëpunim në mes Ministrisë së VetëqeverisjesLokale të Maqedonisë dhe OSBE-së

Maqedonia

Nënshkruhet memorandumi për bashkëpunim në mes Ministrisë së VetëqeverisjesLokale të Maqedonisë dhe OSBE-së

Më: 26 mars 2019 Në ora: 20:21
Suhejl Fazliu dhe Clemens Koja

Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori i OSBE-së Clemens Koja, nënshkruan sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për periudhën 2019-2021.

Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe OSBE-ja do të bashkëpunojnë për përmirësimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale dhe procesin e decentralizimit. Aktivitet thelbësorë do të jetë vlerësimi për zbatimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe përgatitja e raportit me njohuri dhe rekomandime, i cili do të shërbejnë për korrigjimin e politikave për përmirësimin e sistemit.

“Ligji për vetëqeverisje lokale është ligji i parë i miratuar pas Marrëveshjes kornizë dhe amendamenteve kushtetuese. Është me rëndësi që pas analizës së pjesës normative dhe zbatimin direkt nga ana e komunave dhe ministrive tjera kompetente të shohim se a ka probleme në implementimin e tij dhe si të eliminohen ato. Ministria e vetëqeverisjes lokale insiston për gjithë-përfshirje në proces dhe përfshirjen e ministrive kompetente, komunave dhe sektorin civil. Do të vazhdojmë me reformat në fushën e qeverisjes lokale dhe procesin e decentralizimit ndërsa analiza do të na ndihmojë që në vitin e ardhshëm të iniciojmë transferimin e kompetencave të reja”, tha ministri i vetëqeverisjes lokale, Suejl Fazliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat