Trajanov: Në kohën e krizës së refugjatëve kishin hyrë armë “me ton” nga Shqipëria

Maqedonia

Trajanov: Në kohën e krizës së refugjatëve kishin hyrë armë “me ton” nga Shqipëria

Më: 26 mars 2019 Në ora: 21:58
Pavle Trajanov

Lideri i Partisë Lidhja Demokratike, Pavle Trajanov sot në emisionin “200” tha se në kohën e krizës së refugjatëve në Maqedoni kanë hyrë armë “me ton”, nga Shqipëria.

Ai gjatë krizës së refugjatëve ishte Ministër për Punë të Brendshme dhe pranoi se janë bërë aksione në Strugë, Dibër, Stenkovec kundër atyre që kanë dashur të shkaktojnë tensione. Këto aksione, siç thotë ai, janë bërë me dijeninë e faktorit ndërkombëtar.

Trajanov gjithashtu tha se në këtë kohë ish-lideri i PDSH-së, Arbër Xhaferi dhe ish-kryeministri Lupço Georgievski kanë dashur të ndajnë Maqedoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat