Të gjitha zjarret në Manastir u shkaktuan qëllimisht

Maqedonia

Të gjitha zjarret në Manastir u shkaktuan qëllimisht

Më: 26 mars 2019 Në ora: 21:59
Zjarri

Të gjitha zjarret që po shpërthejnë në hapësirat e hapura të vendit janë shkaktuar qëllimisht, konfirmojnë nga njësia e zjarrfikësve në Manastir, ku dje në vetëm 5 orë kishin 8 ndërhyrje. Më së shumti zjarre shpërthejnë nga djegia e kallamishteve dhe deponive dhe shtrihet në mënyrë të pakontrollueshëm përreth.

“Kjo është një situatë alarmante jo vetëm në Manastir, por në të gjithë vendin. Ajo që po ndodh në muajin e fundit në vend është katastrofale. Nuk mbahet mend që në një periudhë një njësi ka bërë 5 deri më 10 ndërhyrje të përditshme. Kjo maksimalisht zbrazë të gjitha burimet e njësisë, si njerëzore ashtu edhe materiale”, thotë Kostadin Popovski, komandant i njësisë së zjarrfikësve në Manastir.

Siç thonë nga atje zjarri më i madh që ka shpërthyer ishte ai djeshmit në afërsi të fshatrave Rotino dhe Capari, ku zjarri shpërtheu nga një deponi e egër e djegur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat